Misioni për mbrojtjen e klimës/ 16 vjeçarja lundron për 15 ditë në...

Misioni për mbrojtjen e klimës/ 16 vjeçarja lundron për 15 ditë në oqeanin Atlantik

477
0

Greta Thunberg është 16 vjeçarja që udhëtoi përreth dy javë përmes Atlantikut ka mbërritur në New York me një varkë me panele diellore.

Adoleshentja ka ndërrmarrë një udhëtim të tillë si një formë sensibilizuese në mbrojten e klimës.

Ajo udhëtoi në një jaht të pajisur me panele diellore dhe turbina nënujore që prodhojnë energji elektrike në bord.

Thunberg ka lajmëruar në Twitter se tashmë ndodhet në New York ku dhe do të marrë pjesë në Samitin e klimës të KB. Dy javë më parë lajmi se adoleshentja do të udhëtonte 15 ditë me varkë për në New York pushtoi të gjitha mediat e huaja dhe mbërritja e saj në destinacion pati të njëjtin impakt.