Mira Kazhani-Fevziut: Shqetësohet për teatrin e shtrenjtë, informon çdo sekondë shqiptarët për...

Mira Kazhani-Fevziut: Shqetësohet për teatrin e shtrenjtë, informon çdo sekondë shqiptarët për jetën e tij luksoze

589
0

Gazetarja Mira Kazhani ka vijuar për përplasjen me kolegun e saj Blendi Fevziun. Mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” ishte i ftuar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili foli për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë intervistës Fevziu është shprehur se Teatri Kombëtar nuk duhej shembej në këtë kohë, pasi pandemia e COVID-19 ka varfësuar shtetin dhe shqiptarët, e shumë qytetarë po vuajnë për bukë. Kjo deklaratë e Fevziut është bërë objekt për një reagim nga Mira Kazhani.  Nëpërmjet portalit të saj, Tirana Post, ajo shkruan me ironi se moderatori interesohet për varfërinë e shqiptarëve dhe çdo ditë ekspozon jetën e tij të luksit.

“Fevziu i shqetësuar për një teatër të shtrenjtë. Mendon që Shqipëria dhe shqiptarët s’e meritojnë një Teatër kaq të shtrenjtë, me 12 mijë vende, me vlerë 30 milion euro. Një shpenzim i tepërt për moderatorin kur sheh varfërinë e vendit të tij. Po i njëjti që i mban të informuar çdo sekond të varfrit shqiptarë me jetën e tij luksoze”, është ky shkrimi në Tirana Post.

Sherri mes Kazhanit dhe Fevziut nisi pas zbulimit të punës së dytë të gazetares në UKT. Sipas drejtuesit të “Opinion”, asnjë gazetar nuk duhet të përfitojë nga pushteti dhe ishte kudnër dy punësimit. Pas këtij reagimi, Kazhani është shprehur se Fevziu duhej të jepte llogari për vilën e tij, që sipas saj ka një vlerë disa milionë euro.