Miqësia me Redjan Rrahjen/ Pasi prokuroria i ktheu telefonin, Kejvina Kthella shpërthen...

Miqësia me Redjan Rrahjen/ Pasi prokuroria i ktheu telefonin, Kejvina Kthella shpërthen në rrjet: Poshtërsi m*ti

672
0

Velina Kejvina Kthella prej disa ditësh ka qenë në qendër të mediave, për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën, njohje për të cilën u mor në pyetje edhe nga prokuroria pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

Ndonëse një ditë më parë prokuroria i ktheu telefonin, por makinën dhe llogaritë bankare ia ka bllokuar, bukuroshja seksi ka shpërthyer në rrjet rreth lajmeve për të.

“Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m*ti”, shkruan në anglisht modelja në Instagramin e saj. Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.