Ministrja Ekonomi inauguron Impiantin e Përpunimit të Granitit në Xhafzotaj, Durrës

Ministrja Ekonomi inauguron Impiantin e Përpunimit të Granitit në Xhafzotaj, Durrës

594
0

 Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Impiantit të Përpunimit të Granitit në Kompaninë Albamer,  Xhafzotaj-  Durrës, një investim prej 5 mln euro në makineri e pajisje.

​​Ministrja Ekonomi e vlerësoi këtë investim si një vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. “Kjo kompani nisi fillimisht punën si tregtuese e granitit dhe mermerit, ndërsa sot ka kaluar në një nivel tjetër në prodhimin e tyre dhe eksportim në tregjet botërore”, tha Ekonomi, ndërsa theksoi se ministria Ekonomisë ka dhënë kontributin e saj,  në zhvillimin e sipërmarrjeve shqiptare, pasi ka lehtësuar proçedurat doganore dhe lehtësirat për biznesin, duke krijuar një klimë shumë pozitive për investime.

“Mbështetja ndaj sipërmarrjes do të vazhdojë dhe në qeverisjen e ardhshme”, tha ajo.