Ministrja e re e Financave: Kush bën fushatë, do ndiqet penalisht

Ministrja e re e Financave: Kush bën fushatë, do ndiqet penalisht

569
0

 

Ministrja e re e Financave, Helga Vukaj, e cila dy ditë më parë bëri betimin në presidencë, ka paralajmëruar punonjësit  e administratës se do të ketë penalizime të rënda nëse do të përfshihen në fushatë elektorale për çdo forcë politike. Gjatë inspektimit në degën Doganore të Durrësit, Vukaj tha se çdo punonjës i doganave apo i tatimeve që do të shihet duke bërë fushatë elektorale, do të ndiqet penalisht. Ndërkohë ajo kërkoi nga organet ligjzbatuese rritjen e efiçencës dhe kontrollit doganor në luftën kundër narkotrafikut. Në këtë inspektim Vukaj ishte e shoqëruar dhe nga Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.