Ministrja Denaj zhvillon takim me bizneset kryesore të Dhomës Amerikane të Tregtisë

Ministrja Denaj zhvillon takim me bizneset kryesore të Dhomës Amerikane të Tregtisë

516
0

Qeveria Shqiptare i jep një rendësi të veçantë marrëdhënieve me biznesin dhe dëshmi e qartë janë të gjitha reformat strukturore qe janë ndërmarrë vitet e fundit në të gjithë sektorët e ekonomisë, regjimit fiskal dhe vecanërisht në reduktimin e praktikave burokratike për tërheqjen e investimeve, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë si faktor kyç për zhvillimin ekonomik. Kështu u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi me përfaqësuesit e bizneseve kryesorë që aderojnë pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ministrja e  vuri theksin në qasjen sistemike përmes fokusimit në sistemet e monitorimit të riskut. Implementimi i sistemeve të auditimit dhe rafinimi i profileve të riskut do të jenë disa nga faktorët kyç në drejtim të suksesit për formalizimin e ekononomisë dhe antiinformalitetit. Përmirësimin e mëtejshëm të proçedurave fiskale, nëpërmjet thjeshtësimit të mëtejshëm të legjislacionit të agjencive që mbledhin të ardhurat. Rritja e transparancës duke e bërë informacionin për taksapaguesin sa më të aksesueshëm dhe  user-friendly përmes platformave online.

Fjala e plotë e Ministres në takimin me  Dhomën Amerikane të Tregtise

21 Shkurt 2019

 

Kam kënaqësinë që të jem sot pranë jush. Dhoma Amerikane e Tregtisë është pa dyshim një nga dhomat e tregtisë më me influencë dhe një partnere serioze në përpjektjet tona të përbashkëta për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, për të rritur mundësitë tona për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit, nëpërmjet rritjes së investimeve, hapjes së tregjeve, dhe rritjeve së punësimit në vend. Qeveria Shqiptare i jep një rendësi të veçantë marrëdhënieve me biznesin dhe dëshmi e qartë janë të gjitha reformat strukturore që janë ndërmarrë vitet e fundit në të gjithë sektorët e ekonomisë, regjimit fiskal dhe vecanërisht në reduktimin e praktikave burokratike për tërheqjen e investimeve, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë si faktor kyç për zhvillimin ekonomik. Perfomanca e ekonomisë shqiptare është dukshëm në rrugën e konsolidimit pasi për vitin 2018 pritshmëritë për rritjen ekonomike janë në mbi 4% të PBB-së, nga rreth 3.8% që ishte në 2017, ndërkohë që edhe agjensitë ndërkombëtare financiare si “Standard & Poors Global” dhe “Moody’s” e kanë vlerësuar me B+ dhe B1. Gjithashtu, edhe tregu i punës reflektoi rritjen ekonomike, shkruan raporti i fundit i BE-së mbi ekonominë shqiptare. Papunësia e përgjithshme vazhdoi trendin rënës duke arritur në 12.2%, norma më e ulët historike.  Indeksi i pagave në sektorin privat pati një rritje të rëndësishme me mbi 15 pikë krahasur me një vit më parë, në të gjithë sektorët e ekonomisë. Për vetë dinamikën e zhvillimit të ekonomisë sonë, në një periudhë të gjatë trazicioni, ambienti i të bërit biznes jo pak herë ka vuajtur qasje ad hoc dhe nga ndryshime të shpeshta të legjislacionit që pa dyshim ka pasur ndikimin e vet në zhvillimin e sipërmarrjes. Tashmë ka ardhur koha e një hartimit të një strategjie afatmesme, ku politikat fiskale të parashtrojnë vizionin dhe masat ndaj biznesit të jenë të paralajmëruara dhe mirë kalkuluara. Ndaj sot me ju të njëjtim mendim se, një nga problemet kryesore që ndesh biznesi sot është konkurenca e pandershme dhe lufta kundër informalitetit. Mesazhi im sot është që qasja kundër informalitetit nuk duhet të jetë ad hoc, i ndërtuar në aksione të ndërmarra në mënyrë sporadike. Përpjekjet tona në këtë drejtim do të fokusohen në: Qasjen sistemike përmes fokusimit në sistemet e monitorimit të riskut. Implementimi i sistemeve të auditimit dhe rafinimi i profileve të riskut do të jenë disa nga faktorët kyç në drejtim të suksesit për formalizimin e ekononomisë dhe antiinformalitetit. Përmirësimin e mëtejshëm të proçedurave fiskale, nëpërmjet thjeshtësimit të mëtejshëm të legjislacionit të agjencive që mbledhin të ardhurat

Rritja e transparancës duke e bërë informacionin për taksapaguesin sa më të aksesueshëm dhe user-friendly përmes platformave online.

Kam ndjekur me vëmendje të gjitha shqetësimet tuaja dhe një nga përpjektje të  rëndësime në drejtim të trajtimit të barabartë të sipërmarrjësve dhe transparencës do të jetë “shlyerja detyrime të prapambetura”. Në këtë drejtim po analizojmë me kujdes situatën, për ti dhënë një zgjidhje sistemike problematikës që lidhet me detyrimet e prapambetura. Për vitin 2019 kemi planifikuar 19 miliard lekë, e cila përbën një shifër rekord në planin e rimbursimit dhe jemi duke ndjekur një skedul të qartë për zbatimin e tij.

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po monitoron nga afër planin e shlyerjes dhe metodologjinë e pagesave dhe vetëm në janar 2019 janë rimbursuar 1.7miliard lekë niveli më i lartë i dhënë në terma mujore.

 

Në fokusin tonë do të jetë gjithmonë partneriteti me biznesin dhe do të vazhdojmë reformat e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në mënyrë që të lehtësojmë të bërin biznes në Shqipëri dhe të krijojmë sa më shumë mundësi për sukses.

 

Duke përfunduar, mirëpres çdo inisiativë apo propozim tuajin për përmirësime të legjislacionit fiskal dhe në të gjithë strukturat që unë drejtoj, kam përcjellë mesazhin e qartë për adresimin e drejtë dhe në kohë të problemeve që has biznesi sot, për të qënë sa më afër komunitetit të sipërmarrjes.

 

Ju faleminderit.