Milioneri kërkon të punësojë fotograf personal, ju paguan 55.000 dollarë

Milioneri kërkon të punësojë fotograf personal, ju paguan 55.000 dollarë

371
0

Një milioner australian po kërkon një fotograf personal që të punojë për të me kohë të plotë.

 

Dhe e paguajë 55.000 dollarë në vit për punën.

 

Matthew Lepre dëshiron që fotografi/ja të udhëtojë më të nëpër Evropë dhe SHBA, si edhe të publikojë fotot e tij në mediat sociale.

 

Themeluesi i Ecom Warrior Academy tha se punonjësi do të duhet të ketë një pasaportë të vlefshme, të jetë në gjendje të udhëtojë me të në çdo moment dhe të bëjë foto të përsosura.

 

Të gjitha shpenzimet e fluturimeve dhe akomodimi jashtë vendit do të mbulohen nga Lepre, por fotografi/ja duhet të ketë veshje profesionale.