Rama nis javën me humor. Një nga rastet ishte edhe ai i kursantit të policisë, që provoi Bashkëqeverisjen falë një mikeshe…
Kryeministri Edi Rama ka qenë në humor sot në takimin e zhvilluar me qytetarët për bashkëqeverisjen. Një nga rastet ishte edhe ai i kursantit të policisë, që provoi Bashkëqeverisjen falë një mikeshe. Kaq ka mjaftuar që Rama t’a kthejë rastin në një shpoti batutash.
Biseda e Ramës me kursantin e policisë:
Kursanti: Përshëndetje, kam kënaqësinë të shpreh falenderimet për kryeministrin dhe stafin që merret në Backstage. Unë s’besoja se funksiononte. Një shtysë nga mikesha e provova dhe mora zgjidhje. Për 10 ditë Anesti më mori, kam nisur akademinë e Sigurisë. Ju faleminderit.
Edi Rama: Shyqyr të paktën dëgjove mikeshën se mua në SMS nuk më dëgjove. Nga Akademia e Sigurisë kam marrë shumë mesazhe. Djali zgjodhi rrugën më të shkurtër, Whatsapp-in tim. Mua ato që më vijnë ia çoj whatsapp. Unë I ktheva shqipëriaqëduam.al, ky ma kthen me etikë, medemek që “aaa e mora vesh”. Mirëpo mikesha, ka thënë drejtohu atje se s’ke gjë për të humbur dhe u gjet zgjidhja. Atë mikeshën mos e lësho, e ke gjetur siç duhet.