Mijëra grekë dalin në protestë kundër marrëveshjes së Prespës

Mijëra grekë dalin në protestë kundër marrëveshjes së Prespës

380
0

Nën masa të rrepta sigurie, mijëra policë kanë dalë në qendër të Athinës për të garantuar sigurinë e qytetarëve në protestën që do të mbahet ditën e sotme kundër “Marrëveshjes së Prespës”. Sipas organizatorëve të protestës, bëhet me dije se pjesmarrja e qytetarëve do të jetë më e madhe se kurrë. Protesta e së dielës do të përshëndetet prej personazheve të njohur të artit dhe muzikës greke, si dhe prej Mikis Theodhorakis, muzikanti revolucionar grek 95-vjeçar, i cili e kundërshton fort këtë marrëveshje. Protestuesit mbajnë flamuj dhe hedhin parulla kundër “Marrëveshjes së Prespës”, e cila një ditë më parë u depozitua në Parlament dhe, nga e hëna do të fillojnë diskutimet që do t’i hapin rrugë aprovimit ose refuzimit të saj.