Mihal Kokëdhima bëhet i famshëm dhe në Itali, ja ç’shkruajnë për të

Mihal Kokëdhima bëhet i famshëm dhe në Itali, ja ç’shkruajnë për të

4168
0

Portali italian interris.it ka shkruar për ngjarjen e ndodhur në Porto Palermo, ku pronari i lokalit Mihal Kokëdhima dhunoi turistët spanjollë pasi nuk pëlqyen shërbimin në restorantin e tij.

Por jo vetëm! Duke ia lënë “fajin” verës së nxehtë europiane e duke thënë me ironi se dielli u ka rënë në kokë shumë njerëzve, media italiane tregon edhe për një rast në Paris ku një burrë qëlloi një kamarier.

Shkrimi në median italiane:

Dy ditë më parë në Paris një burrë qëlloi një kamerier, duke e vrarë sepse sipas tij, kishte qenë shumë i avashtë dhe ia kishte vonuar drekën. Disa ditë para një episodi tjetër të rëndë, këtë herë në Shqipëri, ku fatmirësisht askush nuk vdiq.

Turistët spanjollë shkuan për drekë në qytetin e Porto Palermo, në jug të vendit, por nuk u pëlqeu shërbimi. Menaxheri i restorantit, Mihail Kokedhima, mesa duket e ka pëlqyer edhe më pak gjestin e tyre të ikjes dhe filloi të ndjekte makinën e tyre, me shofer shqiptar, dhe u hodh mbi kofanon e saj.

Siç dëshmohet nga pamjet që kanë bërë xhiron e internetit, xhiruar nga një prej personave në makinë, pronari me një egërsi shqetësuese goditi xhamin e makinës e cila ishte në lëvizje për një kohë të gjatë me grushta, deri sa e theu.

Në kabinë turistët ishin të tmerruar, nga duart e plagosura nga copat e xhamit të cilat kishin shkaktuar gjakderdhje.

Turistët spanjollë prapa filmuan gjithçka dhe i luteshin shqiptarëve që njëri prej tyre të lajmëronte policinë.

Në një moment shoferi ndalon makinën, njeriu më pas rrëshqet nga kofano e furgonit dhe përpiqet të hap derën. Atëherë burri në timon fillon përsëri të ngasë makinën dhe ikën, duke siguruar turistët e frikësuar. Mihal Kokedhima u arrestua për sulmin.