Meteorologët: Rënie 5 deri në 10 gradë celcius që prej ditës së...

Meteorologët: Rënie 5 deri në 10 gradë celcius që prej ditës së nesërme

374
0

Ditën e nesërme meteorologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celcius, nga zonat qëndrore në ato veriore të vendit. ‘Nga dita e martë e deri të premten parashikohet një mot i ftohtë dhe i kthjellët. Temperaturat do të kenë një rënie prej 4-5 gradësh mbrëmjen e së hënës. Në veri do të ketë një rënie më të theksuar temperaturash, nga 8-10 gradë’ – thonë meterologët. Temperaturat e ngrohta rikthehen sërish në fundjavë, por jo më për të shkuar në plazh. Zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës me kapriçot e veta të motit. ‘Nuk do të ketë më temperatura mbi 30 gradë celcius’, thonë meterologët për Tch. Ndryshimi i motit nis që në orët e pasdites së vonë të së hënës, pasi fillon erë e fuqishme që do të vijojë edhe gjatë natës dhe në disa zona do të ketë edhe reshje shiu.