Meta shrep foton e veçantë: Fëmijët janë njësoj në të gjithë botën!

Meta shrep foton e veçantë: Fëmijët janë njësoj në të gjithë botën!

319
0

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e perandorit të ri të Japonisë, ku u diskutua shumë edhe mbi stilin e veshjes që kishte zgjedhur të paraqitej. Me papion dhe doreza të bardha, Meta dukej si një tjetër njeri, mënyrë kjo për të nderuar edhe kulturën japoneze.

Përveçse mori pjesë në ceremoni, presidenti shfrytëzoi rastin për të njohur më shumë mbi qytetet aziatike, duke dalë dhe shëtitur në to, dhe nuk ngurroi të shkrepte edhe një foto me një vogëlushe japoneze me një veshje karakteristike të tyre, me mbishkrimin: “Fëmijët janë njësoj të mrekullueshëm në të gjithë botën!”