Meta i prerë kundër Vuçiç: Mos provoko më shqiptarët

Meta i prerë kundër Vuçiç: Mos provoko më shqiptarët

313
0

Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur dje edhe njeherë deklaratave të Aleksandër Vuçiçit. Meta i ftuar sot në “Tempora” në RTV Ora tha se nuk pret që Vuçiç të dènojë krimet në Kosovë, por kërkon prej tij që të ndalë próvokimet ndaj shqiptarëve. Po ashtu Meta komentoi dhe thirrjet që u bënë në Beograd të shtunën, ku një grup i mash bënin thirrje kundër shqiptarëve.

Më shqetëson se shoh mijëra qytetarë serb që dalin para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd duke kërcyer thonë është i sharë, kush nuk kërcen është shqiptar. Pas ca ditësh dëgjojmë se ajo që ndodhi me ligjin me fetë në Mal të Zi mund të ndodhë dhe në Kosovë. Jam për marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, përfshirë Serbinë mbi bazën e partneritetit dhe respektit.

Nuk kemi pse ta vëmë në pozitë të vështirë Vuçiç që ti kërkojmë të dënojë masàkrat dhe genocidin e Reçakut por të mos provókojë dhe të thotë Reçaku ishte shpikje e Ambasadorit amerikan. Vjet në kohën që flitej për zgjidhje përfundimtare qoftë edhe me korrigjim të kufirit, presidenti i Serbisë deklaroi në Mitrovicë se Millosheviçi ishte udhëheqës i madh, kishte qëllime të mira pavarësisht se nuk i realizoi dot”, u shpreh Ilir Meta.