Messi ndjek rekordin e madh në ndeshjen ndaj Betis

Messi ndjek rekordin e madh në ndeshjen ndaj Betis

426
0

Ndeshja mes Real Betis dhe Barcelona do të jetë speciale për yllin argjentinas, Lionel Messi. Si gjithmonë, numri 10 i Barcës do të jetë në kërkim të fitores, por sot do të vendos edhe një shifër të jashtëzakonshme, duke barazuar Iniestan me numrin e paraqitjeve në fanellën e Barcës. ‘AS’ shkruan se Messi do ta vazhdojë rrugën e tij, duke ndjekur Xavin për numrin më të madh të paraqitjeve me Barcelonën, transmeton lajmi.net. Messi sonte do t’i bashkohet Iniestas, duke prekur shifrën e 674 paraqitjeve me ‘blaugranat’, duke lënë vetëm Xavin përpara tij, me 767 paraqitje. Një fitore sot, do të ishte e 477 për Messin me Barcelonën, që do të ishte një më shumë sesa rekordi i Xavit me këtë skuadër.