“Mes viktimave gjyshja që shpëtoi nipin me trupin e saj”- Mediat e...

“Mes viktimave gjyshja që shpëtoi nipin me trupin e saj”- Mediat e huaja raportojnë tërmetin tragjik në vend: Më forti në dekada

389
0

Lëkundjet e forta të tërmetit që goditën vendin tonë ditën e sotme është raportuar gjerësisht edhe nga mediat e huaja.

Ata e përshkruajnë gjendjen e krijuar si alarmante, ndërsa kanë publikuar edhe pamje nga ndërtesat e shembura.

“Theguardian” shkruan se nga tërmeti kanë humbur jetën të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë plagosur. “Një nga viktimat në Durrës ishte një grua e moshuar që arriti të shpëtonte nipin duke e mbrojtur me trupin e saj”, shkruan “Theguardian”.

bbc

BBC shkruan tërmeti i fortë shkatërroi ndërtesat duke zënë poshtë shumë persona, ndërsa shton se lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Itali, Serbi e Kosovë.

dw

“DW” shkruan se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në dekada dhe se shumë persona kanë humbur jetën pasi i kanë zënë poshtë ndërtesat e rrëzuara.