Merr fund pritja e gjate! Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Merr fund pritja e gjate! Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

574
0

Të gjithë personat që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, diten e neserme me ne fund mund të njihen me përgjigjen e saj.

Duke filluar nga dita e neserme për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Ashtu sic ndodh cdo vit tashme, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si dhe për anëtarët e tyre të familjes.

Qytetarët të cilët janë përzgjedhur do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke hyrë dhe lexuar tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Pasditen e kësaj të shtune rreth orës 18:00, të gjithë qytetarët do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të “Green Card” apo siç njihet ndryshe si lotaria amerikane. Për të kontrolluar përgjigjet ju duhet të klikoni https://dvprogram.state.gov/