Menopauza; ç’duhet të bëjmë pasi vëmë re shenjat e para të saj

Menopauza; ç’duhet të bëjmë pasi vëmë re shenjat e para të saj

341
0

Menopauza vjen rreth moshës 50 vjeç dhe sjell ndryshime të rëndësishme që gjithashtu ndikojnë në cilësinë e jetës. “Në këtë fazë vezoret humbasin funksionalitetin e tyre, duke prodhuar një sasi shumë më të vogël të hormoneve seksuale femërore (estrogjen). Ky ndryshim hormonal përveçse shkakton zhdukjen graduale të ciklit menstrual përfshin një sërë problemesh fizike dhe psikologjike me të cilat shumë gra e kanë të vështirë të ballafaqohen”, shpjegon Stefania Pioni, mjeke kirurge obstetër gjinekologe.

Si shfaqet

‘Simptomat fizike më të zakonshme të menopauzës janë afshet e nxehta, djersitja e tepruar, dhimbja e kokës, thatësia vaginale, dhimbje gjatë raporteve seksuale, cistite, inkontinencë urinare, rrudha në lëkurë, rënie e flokëve dhe qimeve,  dhimbje kockash dhe kyçesh. Por gjithashtu mund të manifestohet edhe me simptoma si pagjumësi, ankth, nervozizëm, trishtim, lodhje, dobësi e brishtësi. Menopauza korrespondon me fundin e ciklit e menstrual dhe paraprihet nga një parregullsi e rrjedhjeve, me ardhje më të shpeshta ose të vonuara, periudhë e quajtur perimenopauzë. Simptomat e para janë afshet e njohura dhe djersitjet e bezdisshme gjatë ditës ose natës.

Cilësia e gjumit përkeqësohet dhe rritjet lodhja  e ndryshimet të humorit. Edhe jeta në çift preket: dëshira seksuale zvogëlohet, marrëdhëniet mund të bëhen të dhimbshme dhe kënaqësia mund të jetë më pak intensive, shpjegon gjinekologia.

Si ndryshon trupi

‘Në menopauzë, për shkak të rënies së disa hormoneve femërore ndodhin ndryshime fizike të tilla si shtim në peshë dhe akumulim i yndyrës sidomos në zonën e barkut për shkak të ngadalësimit dhe rritje qimeve në fytyrë, sidomos në mjekër,” shpjegon gjinekologia Piloni.

Çfarë testesh duhen bërë

Për të kuptuar nëse jeni në menopauzë, duhet t’i nënshtroheni një ekzaminimi gjinekologjik dhe të bëni disa analiza gjaku. “Në mënyrë të veçantë, duhen vlerësuar nivelet e estrogjenit FSH dhe LH, hormone që rregullojnë ciklin e ovulacionit dhe TSH, hormon i gjendrës tiroide që rregullon metabolizmin. Për më tepër, në këtë fazë është e nevojshme të masni nivelet e vitaminës D në gjak, çka është thelbësore për shëndetin e kockave dhe për të parandaluar rrezikun e osteoporozës. Për më tepër, në menopauzë është e rëndësishme t’i nënshtroheni një MOC, test që ju lejon të kontrolloni gjendjen e porozitetit dhe brishtësisë së kockave. Pastaj duhet të bëni një mamografi: Të kujdeseni për shëndetin e gjirit është shumë e rëndësishme në këtë fazë tranzicioni dhe luhatjesh hormonale. Së fundi, një kontroll i tensionit të gjakut është i dobishëm, pasi në këtë fazë të jetës tenton të jetë i çekuilibruar”, thotë eksperti.

Ç’duhet të bëni para këtyre çrregullimeve

‘Për të menaxhuar afshet dhe shumë shqetësimet të tjera, mund të vijë në dobi terapia e zëvendësimit të hormonve. Ky problem mund të zgjidhet për pothuajse 5 vjet, e më pas simptomat përsëriten. Aktualisht, kjo terapi është shumë  e diskutuar dhe po vlerësohet nëse ndikon rritjen e riskut të kancerit të gjirit dhe mitrës. Në alternativë, mund të përdoret një terapi zëvendësuese me hormone biologjike, të njëjta në të gjitha aspektet me hormonet e prodhuar natyrshëm nga trupi i gruas, të cilat shiten në farmaci vetëm me recetë. Një prej tyre është DHEA (tableta) që reduktojne lodhjen, rrisin dëshirën seksuale, stimulojnë metabolizmin bazal dhe ndihmojnë në menaxhimin e humorit të keq dhe afsheve.

Më poshtë do të gjeni 5 këshilla për të përjetuar sa më mirë menopauzën:

Dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar

Krijojuni sa më shumë hapësirë në tryezë proteinave bimore si soja, fasulet, bizelet, thjerrëzat dhe ushqimeve të pasura me vitaminë D si brokoli, salmoni, etj. Duhet limituar konsumi i djathrave, përndryshe rritet kolesteroli dhe jepuni sa më shumë hapësirë susamit e algave, të pasura me kalcium, shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Kujdesuni për shëndetin tuaj

Nënshtrojuni një mamografie çdo 12-18 muaj dhe bëni çdo vit kontrollet gjinekologjike me vizitë ekografike.

Stërvitni trurin

Kushtojini gjysmë orë kohë në ditë aktiviteteve që stërvisin trurin  si zgjidhja e enigmave, kuiceve, studimit, leximit. Ndihmojnë për të luftuar boshllëqet e memories.

Lini duhanin

Duhanpirja interferon me oksigjenimin në gjak dhe qarkullimin, duke rritur frekuencën e rrahjeve të zemrës e për pasojë duke intensifikuar djersitjen e afshet.

Më shumë aktivitet

Ushtrimet fizike përmirësojnë qarkullimin dhe ju lejojnë të mbani nën kontroll ndryshimet e temperaturës së trupit. Gjithashtu ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të largoni stresin. Mjafton të ecni 40 minuta në ditë.