Mendonim se i ngjante mbretëreshës Elizabeth, por Charlotte i paska ”këputur” kokën...

Mendonim se i ngjante mbretëreshës Elizabeth, por Charlotte i paska ”këputur” kokën vajzës më të bukur të familjes

343
0

Në ndryshim nga George, i cili është më i turpshëm dhe më i tërhequr në daljet  e pakta publike me mamin Kate dhe babin William, princesha Charlotte jo vetëm që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, por ia del mbanë, kuptohet pa strategji nga pas, që për të flitet gjithmonë. Në dasmën e tezes Pippa, por edhe të Harry-t dhe Meghan Markle, katërvjeçarja bëri që të gjithë të kishin sytë nga ajo me veprimet e saj ndaj fotografëve e gazetarëve. Përveç se një lidere dhe trazovaçe e lindur, Charlotte ka fituar simpatinë e të gjithëve edhe falë bukurisë së saj.

Por e dini kujt i ka ngjarë princesha e vetme e familjes? Fillimisht të gjithë mendonim se ajo ishte një kopje e mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj lexoni Mbretëresha nuk i ka trashëguar vetëm titullin princeshës Charlotte; Këto janë fotografitë ku ato janë kopje e njëra-tjetrës, por pasi të shihni këtë foto të mbesës së lady Dianës, do të ndryshoni mendje. Nuk e kishim vënë re këtë fakt, derisa modelja e famshme Lady Kitty Spencer publikoi këtë foto nga fëmijëria e saj.

Fotoja e publikuar në profilin e saj në Instagram i përket vitit 1992 dhe Kitty shfaqet e veshur me kostum kalërimi, teksa qëndron mbi një kalë të bardhë. Nëse s’do kishte shkruar se është një foto e vjetër, të gjithë do të mendonin se bëhet fjalë për Princeshën Charlotte.