Mendes po e ndihmon Juventusin ta transferojë top lojtarin

Mendes po e ndihmon Juventusin ta transferojë top lojtarin

410
0

Agjenti portugez, Jorge Mendes është duke tentuar që ta transefrojë James Rodriguezin te Juventus.

 

Ylli kolumbian po e përfundon huazimin dy vjeçar te Bayern Munich nga Real Madrid, gjersa në verë do të kërkojë një skuadër të re, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

 

James Rodriguez nuk është në planet e Real Madrid, ndërsa Juventus e dëshiron transferimin e tij në këtë afat kalimtar veror.

 

Kolumbiani poashtu e dëshiron transferimin në Torino, gjersa Cristiano Ronaldo i ka bërë ftesën para disa muajsh. /