Melania Trump “pushton” Britaninë e Madhe

Melania Trump “pushton” Britaninë e Madhe

504
0

Mbërritja e çiftit presidencial amerikan në Britaninë e Madhe mbushi faqet e mediave rozë në vendin ishullor, që nuk lenë t’u shpëtojnë hollësitë në këto raste. Në fokus natyrisht ishte pamja e Zonjës së Parë, Melania Trump. Ish-modelja sllovene zgjodhi stilin francez për vizitën në Londër, fustani nga stilisti Roland Mouret, me vlerë 1 400 dollarë, ndërsa këpucët 800 dollarëshe nga Kristian Louboutin. Në darkën shtetërore me kryeministren Theresa May, eleganca e Melanias ishte detaji i parë që tërhiqte sytë dhe fokusin e fotografëve.

Fustani vezullues, i dizenjuar nga Zhil Mendel, me një vlerë marramendëse, rreth 7 mijë dollarë. Një ushtri me asistentë që mbanin valixhet e shumta shoqëronin Zonjën e Parë.

Melania dhe Donald Trump do të qëndrojnë deri të dielën në Britaninë e Madhe, ku është planifikuar çaji me Mbretëreshën, dhe më pas fundjava në Skoci.