Meghan dhe Harry zyrtarisht “ jashtë” familjes Mbretërore; reagimi i mbretëreshës Elisabeth...

Meghan dhe Harry zyrtarisht “ jashtë” familjes Mbretërore; reagimi i mbretëreshës Elisabeth nuk është ai që po mendoni

375
0

Ditën e djeshme Britania dhe familja mbretërore u zgjuan me një lajm të papritur nga “çifti Sussex”: Meghan Markle dhe princi Harry  dhanë lajmin që do të shkëputeshin ngadalë nga familja mbretërore për të patur një financë të veçantë dhe për të jetuar midis Anglisë dhe Amerikës së veriut. Këto ishin fjalët e tyre në faqen zyrtare të instagramit:

“Qëllimi ynë është të bëhemi “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, ndërkohë që do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht viteve të fundit, ndihemi të përgatitur për të bërë këtë ndryshim. Ne po planifikojmë të menaxhojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrimin tonë ndaj mbretëreshës dhe mirëqenies së përbashkët.”- është shprehur çifti.