
Kreu i qeverisë përgënjeshtroi lajmin se ishte larguar për pushime në Greqi, lajm i cili u publikua nga disa media helene.
Nëpërmjet profilit të tij në ‘’Facebook’’, kryeministri i etiketoi si ‘’kazan’’ duke theksuar se nuk ka bërë prej 6 vitesh pushime jashtë shtetit. Ndërkohë, ai nuk la pa sulmuar dhe mediat shqiptare që përhapën lajmin në fjalë, të cilat sipas tij duhej të verifikonin lajmin.
Postimi i Edi Ramës:
Ehhh! Ç’e ka gjetur këtë milet me lajmet në internet
Tamam hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot…