Mediat: Adelina Ismajli s’merr pjesë në gjyqin e ish-të fejuarit

Mediat: Adelina Ismajli s’merr pjesë në gjyqin e ish-të fejuarit

476
0

Ajo po jeton një martesë të lumtur me ish-menaxherin e njohur Val Krasniqi e djalin e tyre Uliks, por e shkuara duket se nuk e lë të qetë. Flasim për këngëtaren e njohur Adelina Ismajli e cila duhet të dëshmojë në gjyq për vrasjen e ish-të fejuarit, Triumf Riza. Mediat kosovare shkruajnë se pavarësisht se Adelina duhet të ishte në gjyq, ajo ka humbur gjurmët dhe Gjykata madje nuk i di as adresën e shtëpisë, po ashtu edhe numrat e telefonit nuk kanë dalë të vlefshëm.

Adelina

 

 

Në mungesë të Adelinës, prokurori special Haki Gegaj shtroi kërkesën që deklaratat e dhëna më parë nga Adelina të rilexohen. Pjesë e këtij procesi gjyqësor janë edhe katër dëshmitarë që do të dëgjohen në seancat e radhës, mes të cilëve dy motrat e Adelinës: Ema dhe Zanfina Ismaili. Enver Sekiraqa po gjykohet nën akuzat e Prokurorisë për nxitjen e vrasjes së policit nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Triumf Riza (ish-i fejuari i Adelinës). Sekiraqa në vitin 2016 ishte dënuar me 27 vite burg, por rasti është rikthyer për rigjykim. Është përfolur se përkeqësimi i marrëdhënies së Sekiraqës me Triumf Rizën, kishte si burim këngëtaren, e cila në atë kohë kishte konfirmuar lidhjen e saj me ish-policin.