Media ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në mbrojtjen e...

Media ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në mbrojtjen e konsumatorit. Trajnimi parë për gazetarët në lidhje me “Sigurinë e konsumatorit me produktet joushqimore”

723
0

Kjo fundjavë ishte një fundjavë pune në qytetin e bukur të Lasgushit, Pogradec për ata që kanë mision të vërtetën dhe mbrojtjen e të drejtës publike. Gazetarë të shumtë nga media kombëtare dhe ajo lokale u trajnuan në lidhje me sigurinë e konsumatorit për produktet joushqimore. Trajnimi u realizua nga ekspertët e Qendrës Konsumatori Shqiptar me mbështetjen e fondacionit gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung, zyra Tiranë. Gazetarët ndanë eksperiencat e tyre në këtë fushë dhe theksuan se dhe në rastin e tyre megjithëse ishin gazetarë ata prapë hasnin shkelje me kthimin apo ndërrimin e produktit si dhe mashtrimet me garancitë e tij dhe sesi nëpërmjet presionit pozitiv duke e bërë çështjen publike në media, pronaret e këtyre bizneseve kishin reaguar.

Thuajse të gjithë, ne të paktën një rast jemi përballur me të meta të një produkti të blerë, apo cilësi të tij, ndryshe nga çfarë ishte reklamuar. Por pavarësisht kësaj, denoncimet janë të pakta. Drejtorja e Qendrës “Konsumatori shqiptar”, dr. Ersida Teliti thekson, se nisur nga anketimet e kryera nga Qendra, qytetarët shfaqen neglizhentë, pasi nuk kanë njohuri mbi të drejtat e konsumatorit si edhe nuk njohin institucionet, të cilave duhet t’u drejtohen. Duke qënë se mediat luajnë një rol të rëndësishëm në përcjelljen e informacionit rreth produkteve ushqimore dhe joushqimore, gazetarët u informuan gjërësisht mbi legjislacionin për produktet joushqimore si dhe rolin e institucioneve vendore e qëndrore por sidomos Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Drejtori i Mbikqyrjes së Produkteve, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut Julian Llupo dhe specialisti Ledio Luku, gjatë diskutimit u ndalën tek produktet joushqimore që janë objekt inspektimi nga ISHMT, risqet që ato mbartin për konsumatorët dhe sfidat me të cilat përballet biznesi shqiptar për plotësimin e standardeve të produkteve të prodhuara apo të importuara.

Kosumatori, mbrojta dhe të drejtat e tij, janë një nga kushtet që qeverisja vendore dhe ajo lokale duhet të kenë në vëmëndje për tu përafruar me integrimin evropian.

Më shumë se 15 gazetarë në fund të aktivitetit u ftuan për të shkruar artikuj për problemet nga komuntetet përfaqësuese e që delegojnë gjithashtu një çështje që mund të ndiqet nga Qendra me prespektivën e zgjidhjes. Në fund u shpërndanë çertifikata pjesëmarrërje duke kthyer gazetarët në advokatorë të mbrojtjes së zërit të lire qytetar në këtë fushë por tashmë me njohuritë e duhura teknike të gatshëm për të lobuar pranë mediave të tyre.

-Shkroi: Arlis Alikaj

Gazetar i pavarur në Shqipëri.