Media britanike: Shqipëria e varfër një hap më pranë BE pas miratimit...

Media britanike: Shqipëria e varfër një hap më pranë BE pas miratimit të reformës në drejtësi

644
0

albania-705670

Gazeta britanike “Express” e shoh me pozitivitet miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke e cilësuar si një hap i rëndësishëm i integrimit të vendit tonë në BE.

Në këtë moment, Shqipëria është një vend kandidat për t’u bashkuar me BE-në, që do të thotë se bisedimet formale për anëtarësim mund të hapen vetëm nëse miratohen reformat sociale të kërkuara nga pjesa tjetër e Evropës, shkruan “Express”.

Media britanike e cilëson Shqipërinë si një nga vendet më të varfra në kontinent: “Vendi, i cili ka një popullsi më pak se tre milionë banorë, është një nga më të varfër në Evropë dhe e ka ‘në qiell’ shkallën e papunësisë”. /Syri.net/