“Më thanë që edhe 2 vjet jetë kisha në skenë” Aurela rrëfen...

“Më thanë që edhe 2 vjet jetë kisha në skenë” Aurela rrëfen momentin kur…..

546
0

 

“Këndo këngën time” është spektakli më i ri kushtuar muzikës dhe hiteve të pazëvendësueshme ndër vite,  që do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus. Një spektakël i muzikës së vërtetë shqiptare që do të vijë çdo të enjte në një format që nuk e kemi parë më parë,do te rikthejë në vemendje 12 emra të spikatur repertori i të cilëve ka lënë gjurmë.

Mbrëmja e pare, i takoi divës së muzikës Aurela Gace ku  8 artistë të rinj ishin përballë njëri-tjetrit në një sfidë për të emocinouar artisten. Veç spektaklit që na dhuroi Aurela Gaçe rrëfeu dhe historinë e problemit të saj me zërin.

Këngëtarja rrëfeu se në fillimet e saj nuk kishte ditur të punonte me zërin dhe nëse s’do të kishte marrë mjekimet e duhura dhe të kishte mbajtur regjim, sot s’do të ishte në gjendje të këndonte.

“Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë, e cila kujdeset për të gjithë këngëtarët e Brodway-t dhe të gjithë spikerët më në zë. Kur kam shkuar tek doktoresha më tha kështu: “Sa këngë këndon?” I thashë: “Jo, ne nuk këndojmë me këngë, ne e kemi me orë.

I thërrita vetes dhe aty kam pasur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha më të dilja më në skenë. Më tha: “Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose ti edhe dy vjet jetë ke në skenë artistikisht”.

Aty thashë “do bëj çfarë të duash ti”. Stopova tre muaj. Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe,  tre muaj nuk kam kënduar absolutisht, me ditë të tëra nuk kam folur. Më ka pyetur mjekja “Sa shumë e do muzikën?”.  I kam thënë: “Eshtë baraz me jetën time. S’do të mund të jetoja, nëse s’do të këndoja”. Që nga ai moment, në mënyrë sistematike, unë stërvitem për zërin tim.”- ka rrëfyer këngëtarja.