“Me tana, o me tana” – Kreshnik Spahiu sulmon Elvana Gjatën: Teksti...

“Me tana, o me tana” – Kreshnik Spahiu sulmon Elvana Gjatën: Teksti më pa kuptim, më jo logjik dhe skandaloz i historisë festivaleve!

655
0

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një postim në facebook ka sulmuar këngëtaren Elvana Gjata, duke iu referuar këngës përfaqësuese të saj në festivalin e Këngës së ‘58 në RTSH, ‘Me Tana’. Për Spahiun teksti i këngës së Elvanës është më pa kuptim, më jo logjik dhe më skandaloz të historisë festivaleve të këngës.

Postimi i  Spahiut:

Lexoni tekstin më pa kuptim, më jo logjik dhe më skandaloz të historisë festivaleve të këngës së Elvana Gjatës, shkruar nga vetë ajo.

 

Ti kam fal ty me tana

Me tana o me tana

Dashni me fal

O kush ka me ma nal?

 

A ma thua edhe sa

Duhet të pres ty me të pa

Ta di, dua ta di dhe sa

 

Kohën ndale ndale

Të shkoj ngadale ndale

O më ngadale ndale

Na na na na na