Më shumë gra sesa burra: Ja si po shkon raporti gjinor në...

Më shumë gra sesa burra: Ja si po shkon raporti gjinor në Shqipëri

348
0

Në vitin 2061 popullsia totale në Shqipëri do të jetë rreth 2 milionë banorë.

Nga totali, 44 % e popullsisë do të jenë meshkuj dhe 56 për qind do të jenë femra, ose e thënë ndryshe do të ketë 78.6 burra për 100 gra sipas “Monitor.al” .Raporti gjinor do të përkeqësohet kryesisht nga emigracioni, pasi projeksionet mbi raportin gjinor në lindje do të jenë në favor të meshkujve edhe për dekadën në vijim.

Raporti gjinor në lindje në Shqipëri është mbi nivelin e tij natyror, me rreth 108 bebe djem për çdo 100 bebe vajza. Për këtë tregues është supozuar që ai do të zvogëlohet në mënyrë graduale dhe do të arrijë nivelin natyror prej 105 djem për çdo 100 vajza në vitin 2031. Zvogëlimi i këtij treguesi do të jetë i njëjtë në të tre variantet, optimist, pesimist dhe normal.

Kategorizimi i meshkujve në minorancë në dekadat në vijim do të sjellë ndryshime edhe në strukturën e ekonomisë në Shqipëri.Forca e punës në Shqipëri aktualisht dominohet nga burrat, gratë ende kanë një pjesëmarrje të ulet në forcën e punës rreth 40 për qind.Por kjo gjë mund të jetë disi pozitive në aspektin e barazisë gjinore, pasi në dekadat e ardhshme bizneset do të duhet të përshtatin projeksionet e tyre për një forcë pune ku dominojnë gratë.