‘Më shantazhoi me rrethin miqësor’, Veliaj i përgjigjet ‘dhëmbë për dhembë’ Ylli...

‘Më shantazhoi me rrethin miqësor’, Veliaj i përgjigjet ‘dhëmbë për dhembë’ Ylli Ndroqit: Nuk i honeps trafikantët me dy emra (DEBATI I PLOTË)

524
0

Thellohet përplasja mes presidentit të televizionit ‘Ora News’ Ylli Ndroqi dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit i është përgjigjur ‘dhëmbë për dhëmbë’, pasi Ndroqi deklaroi se i është kërkuar që të ndalojë lajmet kritike ndaj Bashkisë së Tiranës në televizionin “Ora News”. Ylli Ndroqi thotë se i është bërë kërkesë për të ndalur brenda 24 orëve lajmet kritike në televizionin e tij, pasi nëse nuk e zbaton, do të nisë largimi nga puna të të afërmve, miqve dhe kushërinjve që ai ka në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë Veliaj, përmes një postimi në Twittter, është shprehur se “kush e njeh, e di si drita e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më nuk i vënë dot gjobë”. ‘Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë. Kjo vlen për të gjithë, edhe për ata me dy emra që vënë gjoba me maska ekranesh. Ta harrojnë! Jam zgjedhur nga shumica e popullit & u shërbej veç atyre!’, shkruan Veliaj.

 

Reagimi i Veliajt në Twitter:

100849354_911478229265060_2154392304759078912_n.jpg

 

Ky është reagimi i Ylli Ndroqit, që ka nxitur edhe përgjigjen e Erion Veliaj:

‘Lali Eri, me qetësi se ‘dashuri’ nuk ka pasur ndonjëherë mes nesh.  I bëj me dije Lali Erit se nuk kam punësuar njerëz në Bashkinë e Tiranës.  Me informacionin që kam marrë ata pak të afërm apo miq të mi që kanë kontratë në Bashkinë e Tiranës, e kanë fituar atë vite më pare. Madje, këtë të drejtë e kanë fituar me meritë mbi 10 apo 15 vite më pare.

Lali Eri, ke gjetur rrugën e gabuar dhe njeriun e gabuar për të shantazhuar dhe për të ndaluar lajmet e gazetarëve. Nuk mund të shantazhosh media duke hetuar rrethin miqësor dhe duke u hakmarrë tek të punësuarit që me punën që bëjnë sigurojnë rrogën për të ushqyer fëmijët dhe familjen e tyre. Në media publikohen lajme. Shantazhi është rruga më e gabuar për të ndaluar të vërtetën. Nëse kërkon të bësh shantazh merru me mua. Lali Eri, Me kërcënimet për largimet nga puna votuesit do të kuptojnë se cilin kanë zgjedhur për të drejtuar kryeqytetin’, tha Ndroqi.

Theksojmë që së fundmi, një portal në rrjetet sociale ka vënë në qendër të sulmeve të njëpasnjëshme mediatike Ylli Ndroqin, të cilin e akuzon si një trafikant që ka ndërruar emrin.

Ndërsa pak ditë më parë tre emisione në TV Ora News u gjobitën nga ISHSH për shkelje të masave ndaj Covid-19, por që më pas gjobat me vlerë secila 10 milionë lekë u tërhoqën.

Screenshot_11.png