“Më qeshe në fytyrë”/ Rike bën mimika, debaton me Ilnisën: Do t’ju...

“Më qeshe në fytyrë”/ Rike bën mimika, debaton me Ilnisën: Do t’ju themi të nxjerrin…

168
0

Nata e parë e banorëve në Shtëpinë e Big Brother VIP 3 ka qenë me të vërtetë një natë e gjatë e mbushur plotë ngacmime, humor, batuta, përqafime, rrëfenja personale dhe zënka.

Po po, nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe në këtë natë të parë nuk kanë munguar keqkuptimet mes VIP-ave tanë. I tillë ka qenë rasti mes Ilnisa Agollit dhe Rike Roçit.

Ka qenë Rike që ka akuzuar Ilnisën se i ka qeshur në mënyrë ironike dhe i ka bërë mimika të papranueshme për të në fytyrë. Ilnisa në kundërpërgjigje e ka mohuar diçka të tillë, duke shtuar se është e vërtetë që ka humor të zi, por në asnjë moment nuk i ka qeshur në fytyrë sepse s’ka pas arsye ta bëjë diçka të tillë. “Unë po ta kisha me tendencë nuk të flisja fare”- tha ndër të tjera Ilnisa, ndërsa e ndodhur përballë këmbënguljes së Rikes, i ka dhënë fund diskutimit në banjë për të provuar edhe njëherë të dytë një sqarim në dhomën e gjumit dhe kur situata nuk po shkonte asgjëkundi, e ka mbyllur aty.

 

 

Rike: Ja bërë hohohoho. Ti ke personalitetin tënd, mua mos ma bëj më. Unë mund të dukem shumë pozitive, jam pozitive dhe dua të kalojë mirë me të gjithë, por mua mos ma bëjë më atë.

 

Ilnisa: Nejse se s’po ta vë re sepse ke orën e gjumit tani.

 

Rike: Jo moj jo, s’është ora e gjumit. Jam shumë zgjuar.

 

Ilnisa: Po se kisha fare me tendencë. Pse do ta bëja me tendencë?! Unë po ta kisha me tendencë nuk të flisja fare.

 

Rike: Po më qeshe në fytyrë mojjj…

 

Ilnisa: Po ja fut kot moj gocë, seriozisht e ke?!

 

Rike: Më qeshe në fytyrë miii. “Ej Enxhi…” kështu ja bërë (bën mimikën)

 

Ilnisa: Po ashtu i mbyll unë sytë. Ndoshta po bëja humor, unë kam humor të zi dhe ti nuk e pranon, nuk e bëjë më herë tjetër. Shumë bukur.

 

Rike: Mos më qesh mua në fytyrë.

 

Ilnisa: Unë nuk të qesha fare në fytyrë.

 

Rike: Nuk më qeshe?! Do t’ju themi të ta nxjerrin.