Me një KLIK, “bli online” në Albsig/ Shoqëritë e sigurimeve, në garë...

Me një KLIK, “bli online” në Albsig/ Shoqëritë e sigurimeve, në garë për “Tregun Virtual”

1454
0

Tashmë prej pak vitesh bëj një jetë dyfishtë, mes Londrës dhe Tiranës. Ah po, duke mos harruar dhe vendlindjen time Vlorën, ku nuk shkon muaji pa shkuar dhe atje sepse kam prindrit, gjënë më të shtrenjtë që ka çdo fëmijë. Janë të pakta ato familje që nuk kanë një fëmijë apo familjarë,  emigrant jashtë kufinjve. Tek ky target grup bëj pjesë dhe unë bashkë me familjen time. Gjysma e familjes time tashmë ka vite që është stabilizuar në Angli. Londra është bërë prej vitesh vendlindja e nipave dhe mbesave. Për këtë nuk ka vit që unë mos të kaloj festa dhe gëzime si familjare në Londër. Për ata që më njohin tashmë e dinë se udhëtimet drejt pjesës tjetër të familjes time për mua janë bërë të pandashme. Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, më qëlloi që të udhëtoja shpesh drejt UK. Udhëtimin për festat e fundvitit e bëra me prindrit ku dhe qëndrova për një kohë relativisht të gjatë.  Festat I kalova duke eksploruar mes lagjeve dhe muzeve më të njohura të Londrës, Birmingamit apo dhe në vendilindjen e tragjikomedianit William Shekspir, Stratforf. Qëndrova për më shumë se një muaj në UK dhe u ktheva bashkë me prindërit. Por, tani skam mbushur ende një javë që jam kthyer nga Londra.  Ky udhëtimi i fundit më bëri të reflaktoj ndryshe. Më bëri që të mendoj se Shqipëria po zhvillohet.  Ashtu si udhëtimi ishte I papritur dhe përgatitjet i bëra në momentet e fundit. Pasi përgatita bagazhet, një valixhe të vogël sa për nevoja emergjente u nisa drejt aeroportit. Në taksi fillova të shikoj dokumentacionet nëse i kisha të gjitha në rregull, e bëj gjithmonë këtë veprim. Falë zotit pasaportën e kam të rregullt, biletën po ashtu por, ajo që më mungonte ishte siguracioni i udhëtimit, pra Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim. Që aty me kaploi ankthi, dita e udhëtimit më qëlloi e shtunë dhe duke menduar mënyrat tradicionale të blerjes së siguracioneve, më shkoi në mendje se shoqëritë e sigurimeve edhe mund të mos punonin.  Por, papritur mu kujtua, shoqja e shoqes sime e cila, në një bisedë me kishte shpjeguar se edhe Shoqeritë e Sigurimeve aplikonin blerjet online.  E ndikuarnga fjala e saj nisa navigimin në faqen e internetit, pasi nga frika shfrytëzova dhe kohën e udhëtimit me taksi deri ne Rinas. Menjëherë, klikova nëfaqen e www.albsig.al . Hap faqen e Shoqërisë së Sigurimeve  Albsig.sh.a dhe menjëherë fokusohem pas BLI ONLINE. Duart më dridheshin,  taksisti kishte shtuar shpejtësinë për të arritur në destinacion në orarin që unë i kisha kërkuar. Sapo kontrolloj mobile me del ikona “bli online”. Kjo e fundit me orientioi drejt asaj që tashmë me dukej si pengesë e udhëtimit. “Polica e sigurimit të shëndetit në udhëtim”, klikova mbi të dhe mu paraqit një tabelë me të dhënat personale, e me të dhënat për destinacionin e udhëtimit. Plotësova të gjitha tabelat me informacionin e kërkuar dhe në fund më del paguaj. Pagova me kartën pay pal dhe në fund me del formulari me të cilin unë isha pajisur me siguracion. Pasi mbarova të gjitha procedurat me vjen një email në të cilën më udhëzonin që unë siguracionin fizik mund ta tërhiqja në agjensinë turistike më të afërt përzonën ku isha ose në degën më të afërt të shoqërisë. Nuk zgjati dhjetë minuta dhe taksisti më njoftoi që po arrijmë dhe më pyeti se në cilën hyrje e kisha me të lehtë për të zbritursepse po binte dhe pak shi. Me të zbritur në aeroport ju drejtova agjensise turistike më të afërt pasi, kjo e fundit bashkëpunonte me Shoqërinë e Sigurimeve Albsig.sh.a. Sapo I tregova mandatin nga telefoni ajo menjëherë më plotësoi police fizike të Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim dhe ma dhanë dorë. Kjo procedure kaq lehtësuese për mua që udhëtoj shpesh më la një gjendje shpirtërore shumë pozitive. Nga gjendja e krijuar me bëri që të reflektoj dhe ta pasqyroj më shumë këtë sherbim. Navigova në internet në te gjitha ëeb-faqet zyrtare të Shoqërive të Sigurimeve në Shqipëri duke përfshirë këtu dhe Albsig-un. Shitjet online jane trendi I tre viteve të fundit pasi duket që një pjesë këtij tregu nuk e kanë shumë të zhvilluar aplikacionin e blerjeve online.

“Tregu virtual”, vë në garë shoqëritë e sigurimeve

Ato që kryesojnë tregun real tashmë e kanë shtrirë planin dhe për “tregun virtual”. Audienca virtual tashmë është kryesorja sepse bota virtual ndiqet, jetohet dhe besohet më shumë nga njerëzit nga ajo realja. Shoqërite e Sigurimeve, për shitjet online janë vetëm në fillesat e para, megjithatë po gjejnë vështirësi të rriten në një treg që është pothuajse I paeksploruar dhe të mbijetojnë në mesin e konkurrencës së “egër” të shitjeve tradicionale. Ashtu si në tregun real edhe në tregun virtual duket se Shoqëritë e Sigurimeve kanë thuajse të njëjtat qasje. Nga navigimi në ëeb-faqet zyrtare del se blerjet online janë më shumë të aktivizuara nga Shoqëritë e sigurimeve Albsig.sh.a dhe Sigal. Këto të dy shoqëri duket se kanë filluar të bëjnë strategji marketing  dhe shitjeje dhe për “tregun virtual” ku vetem tek keto te dyja duket se është aktivizuar më së shumti. Ndërkaq, duket se edhe tek shoqerite e tjera është future trendi i shitjeve te siguracioneve online por ende janë në fazat e aplikimit fillestarë. Madje një pjesë e mirë e tyre në ëeb-faqet zyrtare e kanë të fshehur ikonën orientuese për Blerjet Online. Ajo që të bën përshtypje më shumë me shoqëritë e Sigurimeve që e kanë të zhvilluar aplikacionin blerje online është se menjëherë pasi ke bërë pagesën online në bankë për siguracionin e kërkuar të vjen një email informues në inbox. “Me kuponin identifikues ju mund të tërhiqni siguracionin në çdo degë të shoqërise ose në çdo agjensi turistike që bashkëpunon me shoqërinë”. Emailet udhëzuese janë të pranishme thuajse përçdo hap të hedhur në interesin e  blerjeve online. Janë një gamë e konsiderueshme produktesh që mund t’i blesh online permes faqeve zyrtare të shoqërive të sigurimeve.

Provo Përsëri!

Duke qenë e angazhuar në punë, në të shumtën e rasteve më mungon koha fizike për të kryer shërbimet vetjake.  Ai që na vjen në ndihmë është telefoni. Sezoni i blerjeve  onlin e nga ana ime u fokusua tek sherbimet dhe produktet e siguracioneve. Kushuriri im më kishte lënë makinën për t’a përdorur për disa muaj dhe kësaj të fundit i kishte mbaruar siguracioni .Menjëherë u lidha sërish online me Albsig, po këtë here perms rrjeteve sociale. Dhe menjëherë mora një përgjigje të shpejtë dhe të saktë jo vetëm për ofertën që më dhanë duke më ulur 10 % nga çmimi zyrtar por, ma sollën direkt siguracionin e makinës në zyrë.  U befasova nga ky shërbim i shpejtë dhe efikas për gjithësecilin prej nesh që i mungon koha fizike.

Blerjet online janë një nga lehtësitë që kanë përfituar njerëzit me zhvillimin e teknologjisë. Me shpejtësinë e një kliku mund të blesh produkte pa qenë nevoja që të orvatesh zyrave e dyqaneve për të gjetur atë që kërkon edhe po qe nevoja pa u kufizuar brenda kufijve të shtetittënd. E ndërsa bota po rend drejt veprimeve online,  Shqipëria renditet e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së për blerjet online. Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për anëtarësim. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online. Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online. Në  Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varjon nga 31 në 34%. Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%. Vendet e BashkimitEuropian me përqindjen më të lartë të blerjeve online janë Suedia me 85%, Mbretëria e Bashkuar me 84%, Danimarka dhe Holanda me 83%, Finlanda me 76%. Ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Europian që kanë shënuar përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online janë Kroacia me 33%, Rumania dhe Portugalia me 36% dhe Greqia me 37%.

Ndërsa shqiptarët në vend të një kliku vazhdojnë të përzgjedhin hyrjet, daljet nga një dyqan në tjetrin.

Eglantina Alliaj