Me një foto të mamit Vjollca me fustanin e nusërisë, Sara Hoxha...

Me një foto të mamit Vjollca me fustanin e nusërisë, Sara Hoxha bën dedikimin e veçantë për 8 Mars

506
0

Për Sara Hoxhën, gruaja model është vetë nëna e saj Vjollca.

Trashëgimtarja e Top Channel ka publikuar sot një foto nga dasma e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Nëna e Sarës, zonja Vjollca shfaqet e veshur mjaft elegante në dasmën e së bijës me fustanin e Sarës në duar.

Ky është fustani i dytë elegant i Sarës, e cila veshi edhe një tjetër me vello të gjatë, që kishte detajet e dantellës.

Që kur e ka bërë profilin e saj privat në Instagram, Sara nuk ka publikuar shumë foto nga dasma që mbajti në gusht 2018 pranë liqenit të Comos në Itali.

Herë pas here ajo na mahnit me fotot e dasmës, të cilat i publikon në raste të veçanta, si sot.