Më në fund zbulohet çfarë i përshpëriti në vesh JLo aktorit Bradley...

Më në fund zbulohet çfarë i përshpëriti në vesh JLo aktorit Bradley Cooper

374
0

Në internet qarkulluan disa video ku Jennifer i pëshpëriste diçka në vesh aktorit, Bradley Cooper para se të ngjitej në skenën e ndarjes së çmimeve “Oscar”, dhe ndjekësit prej së dielës në mbrëmje kanë shfaqur kureshtje dhe kanë aluduar mbi atë që J.Lo mund ti ketë thënë kolegut të saj.

Më në fund këngëtarja dhe aktorja e famshme ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale këshillën që i dha aktorit përpara se ky i fundit të performonte në skenë me Lady Gagan.

“Dukej pak nervoz. I përshpërita dhe i thashë:

‘Kënga është shumë e bukur. Sapo të dëgjojnë notat e para të këngës do fillojnë të duartrokasin. Kështu që mos u shqetëso. Thjesht këndo’. Dhe ai m’u përgjigj: E kuptova, e kuptova OK”.

Performanca e Cooper me Gagën ishte padyshim momenti më i spikatur në çmimet Oscar 2019. Kimia mes tyre ka ngjallur spekulime që dyshja mund të jetë në një romancë.Gjatë ceremonisë së Oscar, Bradley Cooper shoqërohej edhe nga partnerja e tij Irina Shayk, me të cilën ka edhe një vajzë, ndërkohë që Gaga shfaqej për herë të parë në tapetin e kuq pas ndarjes nga i fejuari.