‘Më merr të lutem në telefon’, blogerja e seksit ankohet për Policinë...

‘Më merr të lutem në telefon’, blogerja e seksit ankohet për Policinë e Shtetit: Më ngacmuan në Instagram (FOTO)

1265
0

Shkas është bërë, fakti se faqja e Policisë së Shtetit në Instagram, i ka kthyer përgjigje, duke i dërguar një numër celulari, e duke mos e referuar në numrin zyrtar të emergjencës “112”.

Blogerja Zhaklin Lekatari, e njohur si blogerja që me faqen “tabu.al”, trajton temat që kanë lidhje me seksin, ankohet se Policia e Shtetit, nuk ka qenë korrekte me të në komunikim.

 

Shkas është bërë, fakti se faqja e Policisë së Shtetit në Instagram, i ka kthyer përgjigje, duke i dërguar një numër celulari, e duke mos e referuar në numrin zyrtar të emergjencës “112”. Ajo i ka bërë tag faqes dhe më pas shkruan se policia ia ka kthyer me numër privat.

 

Ajo ka shkruar:

 

Kur ti ben nje story dhe ben tagg Policine e Shtetit, e cila ta kthen me numer privat. Apo kam keqkuptuar. #policiaqenukdua”

 

Replikat në chat

 

Policia e Shtetit: Përshëndetje e nderuar

 

 

code it albania

Lektatari: Policia e shtetit duhet t’i shërbeni qytetareve dhe jo të na merrni shpirtin

 

Policia e Shtetit: Më telefono të lutem në 069 41 19 514

 

Lekatari: Pse duhet të telefonoj? Ditën e mirë dhe mirupafshim

 

Policia e Shtetit: Më fal po e morët për keq. Fundjavë të mbarë e gjithë të mirat.

 

Biseda e publikuar nga blogerja

 

Në fakt, numri i dërguar nga faqja e Instagramit është një numër i Policisë së Shtetit, dhe nga komunikimi nuk shihet asnjë tendencë nga ana e personit që i ka referuar numrin. Rri e qetë Zhaklinë, nuk të ngacmon askush me numër të Policisë së Shtetit!