“Më kanë propozuar disa herë përgjatë jetës”- Besa Kokëdhima flet për ‘princin...

“Më kanë propozuar disa herë përgjatë jetës”- Besa Kokëdhima flet për ‘princin e kaltër’ dhe dëshirën për tu bërë me fëmijë

418
0

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka folur për jetën e saj personale duke treguar se nuk besoj tek princi i kaltër. Ndërsa rrëfeu se ka marrë disa propozime përgjatë jetës, por ende nuk ka vendosur të shkojë drejt martesës. “Më kanë propozuar disa herë përgjatë jetës. Besoj tek dashuria e vërtetë por jo domosdoshmërish tek princi i kaltër,”- tha Besa. Këngëtarja gjithashtu u shpreh se ka shumë dëshirë të bëhet nënë por për momentin do që të fokusohet tek karriera e saj. Ajo shtoi se kur të bëhet nënë do lërë gjithçka për t’iu përkushtuar fëmijës.

“Në fakt kam dëshirë të bëj fëmijë sepse i dua shumë. Por ende nuk e kam ndjerë vetën se e kam përmbushur një cikël të caktuar të karrierës dhe profesionit tim dhe kam pasur gjithmonë dëshirën që në momentin që bëhem nënë kam thënë do lë gjithçka, do merrem me të. Për mua kështu ka ndodhur,”- u shpreh Besa e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.