“Më falni që jam entuziast, por s’jam i çmendur!”, Rama mesazh liderëve...

“Më falni që jam entuziast, por s’jam i çmendur!”, Rama mesazh liderëve të Ballkanit: Të vendosim një rreth politik, duhet të harroni historinë!

200
0

Kryeministri Edi Rama nga konferenca “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, iu dha një mesazh të qartë liderëve të Ballkanit, ndërsa iu bëri thirrje që të harrojnë ngjyrat e flamujve dhe historinë.

 

Ai tha se është entuziast. “Ndaj ne nisëm me Ballkanin e Hapur. Kjo ishte një lloj për politikë ditore, luftën e fuqisë, së forcës. Ajo që bëmë ne, e vendosëm agjendën, që është pjesë e kësaj rritje dhe një tregu të vetëm, se nuk varet prej nesh, por le të anëtarësohemi vetë ne. Të gjithë thonë; jo jo. Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thash; aderohemi tani dhe ne do të t’i bashkohemi Malit të Zi. Nuk besoj se Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë. Është akt historik dhe diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye që të jem optimist. Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthur bisedën. Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon. E para; të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Duhet ta harroni historinë, duhet të jeni dalltonistë. Ndaj duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve. Harroni historinë dhe ngjyrat, pasi kemi vetme një ngjyrë, që është ngjyra e flamurit të BE-së. Shpresoj që çdo gjë do të shkojë siç duhet. Gjëja e fundit, ka mundësi për përmirësim sepse duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë. Kur flasim për Shqipërinë, jemi të lumtur që nuk jemi aq patriotë dhe aq të lidhur me historinë dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë. Të bëjmë presion për të gjithë që të përfundojmë këtë punë. Jam i sigurt se jemi të mirë të konfliktohemi, nuk duam të na mbajnë mend nga konfliktet, por që kemi bërë diçka për njerëzit tanë. Ftojmë liderët të përfshihen në Samitin e BP, me presidentin Zelensky në fillim të shkurtit. Duhet të mësojmë nga Ukraina. Do jetë mirë të mësojmë si luftohet ndaj korrupsionit kur dikush ju bombardon nga mëngjesi në mbrëmje.”, tha ai.