“Më është kërcënuar familja”, Arben Malaj: Rama i çoi “SMS” Braçes natën,...

“Më është kërcënuar familja”, Arben Malaj: Rama i çoi “SMS” Braçes natën, ja çfarë i kërkoi

353
0

 

Arben Malaj po flet para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, pas vendimit të qeverisë për të nisur procedurat e shkarkimit të tij nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës.

Ndër të tjera, Malaj foli dhe për kërcënim të familjes së tij, ndërsa shtoi se kryeministri Rama i ka çuar natën mesazh Erjon Braçes për shkarkimin e tij.

 

“Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.

 

Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do t’ia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit. Unë jam i majtë i përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nuk i kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale”, tha Malaj.