Nëse kthehemi pas në kohë dhe kujtojmë edicionin e parë të “Ethet e të premtes mbrëma”, nuk mund të mos sjellim ndër mend Rosela Gjylbegun, trëndafilin e Shkodrës, që na magjepsi asokohe me zërin e saj. Ajo nuk është më aktive në muzikë si dikur, mirëpo çdo intervistë apo lajm për na ngjall akoma kuriozitet.
Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, por disa rregulla janë bërë për t’u thyer. Papritur Rosela ka vendosur të prezantojë partnerin duke publikuar për herë të parë një foto me të. Postimin Rosela e ka shoqëruar me dy zemra. Në foto djali që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares shfaqet teksa e puth, ndërsa ajo duket shumë e lumtur.