“Me çfarë lekësh e hape biznesin ti?” Gruaja e nipit të diktatorit...

“Me çfarë lekësh e hape biznesin ti?” Gruaja e nipit të diktatorit përplaset me komentuesin

473
0

Këngëtarja Rezarta Shkurta, e njohur ndryshe edhe si bashkëshortja e nipit të diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, së fundmi ka hapur një filial të Hera Company në Kosovë. Shkurta, ka qenë shumë kohë në qendër të lajmeve rozë për arrestimin dhe dënimin me 10 vite burg, e më pas lirimin e Ermal Hoxhës, i cili u gjet fajtor për kokainën që u gjet në Xibrakë në janar 2015.

Ajo e mbështeti bashkëshortin pavarësisht fjalëve që u thanë për të… dhe duket se ka ende persona dyshuesë tek aftësitë e Rezartës për të bërë biznes.

Së fundmi, një komentues e pyet Shkurtën, ku i gjeti paratë për të hapur biznes.

“Me çfarë lekësh e ke hapur kompaninë”,-pyet komentuesi Rezartën.

Dhe kjo e fundit, s’e ka lënë pa përgjigjie.

“Një gjë është e sigurtë, jo me lekët e tua. Për të gjithë ata që kanë pyetje tendencioze si e juaja, është e vetmja punë që s’kushton shumë ta hapësh, por ta mbash, dhe për t’u mbajtur, do talent që ta jep vetëm zoti.”-shkruan Rezarta.