Mbyllja e protestës së opozitës, Rama: Nëse kjo ishte e madhe, atëherë...

Mbyllja e protestës së opozitës, Rama: Nëse kjo ishte e madhe, atëherë filxhani është shkencë e Saliu astronom

531
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas mbylljes së protestës së opozitës nga Basha në ambientet e Selisë Blu. Sipas Ramës, nëse kjo protestë ishte e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë. ‘Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30qershor’, ka shkruar Rama në Twitter, ndërkohë që ka postuar dhe foton e një polici të plagosur.