Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: E drejtuan studentët

Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: E drejtuan studentët

381
0

Ka rinisur marshimi i opozitës së bashkuar, këtë herë protestuesit i janë drejtuar selisë së Partisë Demokratike, ku pritet  të mbyllin dhe protestën. Protestuesit janë zhvendosur te Piramida, ku edhe i kanë vënë flakën një instalacioni të quajtur nga ata “Qeveri e krimit”. Instalacioni në formë piramide mban në majë emrin e kryeministrit Edi Rama, i cili u transportua nga Kuvendi drejt Piramidës, ku edhe e dogjën. Pas tensioneve në Kuvend opozita e bashkuar ka nisur marshimin. Të rinjtë e FRPD-së mbajnë në duar parulla kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ata i drejtohen godinës së kryeministrisë. Vijon të shoqërohet me përplasje protesta e opozitës sot para Kuvendit. Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë. Ndërkohë protestuesit në drejtim të policisë nuk kanë kursyer as sendet e forta, shishet e ujit apo edhe gurët. Tensione tek Ministria e Brendshme mes protestuesve të Unazës së Re dhe Policisë. Me protestuesit ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.