Mbretëresha Elizabeta II nënshkruan projektligjin për Brexit, Britania e Madhe jashtë BE-së nga 31 janari

BRITANI E MADHE- Marrëveshja për tërheqjen e Brexit që përshkruan kushtet për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian i hartuar nga qeveria e kryeministrit Boris Johnson është nënshkruar nga Mbretëresha Elizabeth II ditën e djeshme.

 

Ndërkohë të  gjithë deputetët janë njoftuar nga nënkryetari Nigel Evans se projektligji ishte nënshkruar zyrtarisht. Mbretëria e Bashkuar do të largohet zyrtarisht nga BE në 31 janar.

 

Më parë, parlamentet e Uellsit, Skocisë dhe Irlandës Veriore nuk pranuan të miratojnë projektligjin e Brexit. Të tre legjislaturat rajonale kundërshtuan largimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Por megjithatë, kundërshtimi i tyre nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar.

 

Mbretëria e Bashkuar fillimisht kërkoi të dilte nga BE në 29 mars të 2019, megjithatë, data u shty disa herë pasi deputetët britanikë nuk ranë dakord për kushtet e largimit. Theresa May, ish-kryeministrja britanike, duhej të jepte dorëheqjen përballë këtij bllokimi të pathyeshëm, ndërsa pasardhësi i saj Boris Johnson arriti të fitojë përkrahjen e zyrtarëve të tjerë. Për ta arritur këtë, ai çoi vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në dhjetor dhe siguroi një shumicë të thellë votash e cila praktikisht i dha të gjitha mundësitë për hapat e tjerë të Brexit-it.

 

 

Pas 31 janarit, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzicioni që përfundon më 31 dhjetor pa ndonjë ndryshim domethënës që po ndodh në marrëdhëniet midis MB dhe BE. Sidoqoftë, para se të vijë kjo datë, Londra dhe Brukseli duhet të bien dakord për një marrëveshje të re tregtare për të udhëhequr marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.

 

Burimi: Tass

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *