Mbërrijnë në Shqipëri 155 muxhahedinë nga Iraku

Mbërrijnë në Shqipëri 155 muxhahedinë nga Iraku

182
0

1472137125muxha

155 muxhahedinë kanë mbërritur gjatë muajit gusht në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga “Fars News Agency”, një media online në Iran, sipas së cilës, ata janë strehuar në vendin tonë sipas marrëveshjes me Amerikën.

Në shkrim thuhet se, grupi i muxhahedinëve erdhi në Shqipëri me një avion privat amerikan dhe ata janë strehuar nëpër banesa private.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat pohuan për Top Channel se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh.

Muxhahedinët konsiderohen si grupim i rezistencës ndaj regjimit në Iran, ndërsa në vendin tonë janë strehuar prej vitesh një grup prej tyre.

/ Top Channel