Mbahet sot me dyer të mbyllura, tryeza e dytë e OSBE-së për...

Mbahet sot me dyer të mbyllura, tryeza e dytë e OSBE-së për Reformën Zgjedhoren, pjesëmarrëse edhe PD

344
0

Mbahet sot me dyer të mbyllura, tryeza e dytë e OSBE-së për Reformën Zgjedhoren, pjesëmarrëse edhe PD

Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm do të zhvillohet tryeza e dytë për Reformën Zgjedhore në nivel teknik, e organizuar nga OSBE.

Partia Demokratike ka pranuar të jetë pjesë e kësaj tryeze të përbashkët, ndërkohë përfaqësues do të jetë Ivi Kaso.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura pritet të diskutohet mbi gjetjet dhe rekomandimet kryesore që do të rregullojnë financimin e partive politike dhe do të mbulojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore në Shqipëri.