Masakra në Vlorë, 8 viktima/ Autori vret dy familje, mes tyre edhe...

Masakra në Vlorë, 8 viktima/ Autori vret dy familje, mes tyre edhe gjyshërit dhe fëmijët e xhaxhait

1269
0

Tetë viktimat e ngjarjes së rëndë në Selenicë të Vlorës janë të afërm të autorit Ritvan Zykaj. Një konflikt që duket se lidhej me cështje pronësie ka qenë shkak i ngjarjes së rëndë. Mesohet se, fillimisht 24-vjecari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy pleqtë dhe mbi xhaxhain e tij e të shoqen. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë,  duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Viktimat e kesaj ngjarjeje te rende jane:

 

Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zyka (i mitur, 6 vjec)

 

Shqiptarja.com” mëson se shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë ushqimi për pulat. Pulat e xhaxhait të autorit kanë hyrë në bahçen e autorit. Ngjarja ka çuar në konflikt dy familjet çka ka sjellë edhe tragjedinë. I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat dhe prej atëherë ka pasur probleme mendore. Në një kërkim të shpejtë në FB, në profilin e tij shihet se Ritvan Zykaj publikon foto duke qëndruar në lokal i rrethuar nga shishe të tëra birrash të konsumuara dhe paketa duhani. Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.