Masakra në Lushnje/ Dëshmia e re që po ndryshon dinamikën e ngjarjes

Masakra në Lushnje/ Dëshmia e re që po ndryshon dinamikën e ngjarjes

626
0

Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e dy të rinjve në Lushnje dy ditë më parë ka marrë një dëshmi e cila zbulon një dinamikë tjetër të ngjarjes. Grupi hetimor mori në pyetje Sajmir Xhelilin, i cili ishte bashkë më dy të rinjtë që mbetën të vrarë, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Xhelili është shprehur në polici se arriti t’i shpëtonte plumbave pasi reagoi në kohë kur pa atentatorët të dilnin nga makina me maska dhe automatik në duar. Ai rrëfeu se në momentin e atentatit ata nuk ishin ulur në lokal, ndryshe nga sa u tha fillimisht. “Ne nuk ishim ulur në kafe. Po rrinim te një pemë në anë të rrugës. Xhulio sapo kishte ikur. Ne po bisedonim në këmbë kur një makinë ndaloi pak metra më larg (rreth 20 metra) dhe që atje doli një person me maskë të zezë në kokë, në duar mbante një armë automatike. Kur u afrua nja 6 a 7 metra, unë u largova me vrap pas ndërtesave. Të tjerët nuk mundën. Autori hapi zjarr dy herë me breshëri kallashnikovi, pastaj u fut në makinë dhe u larguan”, ka rrëfyer Sajmir Xhelili para grupit hetimor. Dyshohet se objektiv i atentatit mund të ketë qenë edhe Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por telefonata e berberit që i la takim për t’u qethur, e nxori nga rrethi i rrezikut. Është hera e dytë që Shkurti i shpëton sulmit me armë, pasi hera e parë ndodhi në shtator në vitit të shkuar. Sipas të dhënave nga Policisë, janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve nga ku po hetohet dinamika. Ata që kanë qëlluar me armë kanë qenë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Ndërsa një person tjetër i tretë ka shërbyer si drejtues i makinës, që më pas u gjet i djegur në aksin Lushnjë-Berat.