Masa të reja shtesë anti-covid?! Kreu i Urgjencave Brataj: Ende nuk është...

Masa të reja shtesë anti-covid?! Kreu i Urgjencave Brataj: Ende nuk është marrë një vendim, por…

569
0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se në vendin tonë ka një stabilitet të situatës sa i takon shifrave të rasteve me COVID-19. Në një lidhje skype për ‘News24’ Brataj tha se nuk mendon se do të ketë masa të reja shtesë anti-covid.

Sipas tij, ende nuk është marrë një vendim për shtrëngim të masave, ndërsa nuk mendohet që ato të lirohen.

 

“Hyrja e testeve të reja është pozitive. Nuk është marrë vendim, jemi akoma në analizim të situatës, se si do të veprohet me masat e tjetra. Nuk ka datë të caktuar të datës së mbledhjes. Në një moment të caktuar vendoset. Në këtë moment nuk mund të flasim për lehtësim të masave. Publiku është më shumë i përgatitur për shtrëngim të masave, Kjo është pasqyrë e 3 javëve të kaluara. Situatën e tanishme do ta shohim për 3 javët në vijim ose në fund të muajit. S’mund të mendohet në lirim të masave. S’kemi kaluar tek masat e shtrënguara. S’do të rrezikoja personalisht në lirim masash. Nuk më shqetëson pritja para COVID2, pasi mund të ketë ndodhur në një ditë apo disa orë. Që nga fillimi i epidemisë ka qenë një menaxhim i situatës, midis dy spitaleve COVID. Menaxhimi ka qenë me muaj, një muaj në Infektiv dhe tjetrin në COVID2. Të dy spitalet COVID kanë pasur zona të caktuara. Në 24 orët e fundit më rezulton se janë 58 shtrime, ndërsa javën e kaluar ishin 85 të tillë. 74 janë trajtuar në banesë, pasi janë forma të lehta. Pacientët që janë COVID pozitiv dhe ata që nuk janë pozitiv, që kanë një klinikë të ngjashme me COVID, çohen drejt spitaleve, ku bëhet vizita. Testet e shpejta do të ndihmojnë, pasi përgjigja merret në 30 minuta. Aty ku punohet dhe në urgjencat e spitaleve.”, tha Brataj.

Pyetjes nëse një person që e ka kaluar mund të riinfektohet sërish, Brataj tha se kjo nuk ka shumë mundësi.

“Që të infektohet nuk ka akoma të dhëna. Unë mendoj se nuk mund të riinfektohemi. Me kaq numra të mëdhenj në të gjithë botën, do ishte një numër më i lartë. Mund të ketë një mbetje të virusit në organizëm, dhe jo një ri infektim.”, tha ai. Duke u ndalur tek rastet e vdekjeve të 24 mjekëve nga COVID-19, Brataj tha se edhe ata janë njerëz në radhë të parë.

Ai shprehu mirënjohje dhe vlerësime për mjekun Drini Dodi, i cili ndërroi nga COVID-19.

“Edhe ne jemi njerëz në radhë të parë. Unë u sëmura i pari. Në 9 gjetëm rastin e parë, në 20 u infektova unë. Nuk ka fjalë që të shprehesh për 24 kolegët dhe pjesët e tjera të personelit mjekësor. Drini, siç e dimë është i fundit. Një njeri i përkushtuar. Një profesionist i talentuar. E kisha shok shkolle dhe nuk kam fjalë se çfarë të them. Virusi sulmon nga njeri tek njeriu. Gjithçka është në bazë të gjenetikës. Shumë njerëz thonë se; nuk kisha asgjë. Por nuk është e thënë se mund të kemi bërë kontrolle. Mirënjohje këtyre kolegëve që s’mund ta shpreh ndryshe, për Drinin nuk kam fjalë. Shumicën e tyre që humbën jetën, i njoh. Jemi në kushtet e betejës, ku dhe ne, duam s’duam jemi pjesë.”, -pohoi kreu i Urgjencës Kombëtare.