Martesë që po përfundon në divorc! Publikohet data kur do ndahet aktorja...

Martesë që po përfundon në divorc! Publikohet data kur do ndahet aktorja e njohur turke nga bashkëshorti

422
0

Beren Saat dhe Kenan Dogulu janë një ndër çiftet më të famshme dhe më të përfolura në Turqi, por jo vetëm.

Dyshja kurorëzoi dashurinë në martesë në vitin 2014-të, mirëpo si duket shumë shpejt do përfundojë në divorc.

Pavarësisht faktit se asnjëri prej të dyve nuk është prononcuar publikisht rreth ndarjes, mediat turke shkruajnë se aktorja dhe këngëtari do të divorcohen me marrëveshje më 28 mars.

Raportohet se gjykata është ajo e cila do të vendosë divorcin dhe se nuk ka pasur kontestime nga asnjëra nga palët.

Përgjatë një dalje mediatike, menaxheri i 44-vjeçarit ka deklaruar se çdo martesë ka probleme: “Këto nuk janë probleme të pazgjidhshme apo pengesa të pakalueshme.” /revistaclass