“Martesë? Po plakesh!”/ Anxhela i kundërvihet ndjekësit

“Martesë? Po plakesh!”/ Anxhela i kundërvihet ndjekësit

428
0

Këngëtarja Anxhela Peristeri po përjeton një lidhje të re dashurie. E megjithatë, ka vendosur që mos e bëjë të ditur identitetin e partnerit. Kjo gjë duket se prodhon tek ndjekësit e saj dyshime.

Së fundmi, në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, një ndjekës i shtron pyetjen se kur do të martohet. Më tej, e pyet se si shpjegohet fakti që ende nuk ka gjetur njeriun e duhur për të kaluar jetën.

“A të duket që të ka ardh mosha për martesë??? Se femra bie më shpejt se mashkulli dhe mesa shifet je në fillimet e pleqërisë”-shkruan ai.

Mirëpo, Anxhela nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Mosha për martesë nuk vjen, por vjen njeriu i duhur për martesë. Sa për pleqërinë më beso është shumë larg meje”-shkruan këngëtarja.

Si ka mundësi që në të gjithë Shqiptarinë s’po të vjen asnjë i duhur mi?!”- i komenton sërish ndjekësi. “Se janë si puna jote ata që kanë ngelur prandaj”– ia kthen Anxhela e revoltuar.