Marsi hyn zyrtarisht në Virgjëreshë, çfarë do të thotë kjo për shenjën...

Marsi hyn zyrtarisht në Virgjëreshë, çfarë do të thotë kjo për shenjën tuaj

198
0

Marsi ka hyrë zyrtarisht në shenjën e Virgjëreshës dhe do të qëndrojë deri më 3 tetor. Në astrologji, kjo lëvizje e Marsit shoqërohet me energji të re dhe guxim, ndërsa Virgjëresha njihet për inteligjencën e saj, organizimin dhe natyrën perfeksioniste. Gjatë javëve të ardhshme, edhe ju do t’i ndieni efektet e këtij tranziti.

Pozicioni i Marsit në Virgjëreshë, në fakt, do t’i bëjë të gjithë pak më nervozë”,- thotë astrologia Lisa Stardust. Megjithatë, mos harroni se ka shumë energji për të përmirësuar veten (Beyoncé është Virgjëreshë dhe po përgatitet për Coachella).

Po, cilat janë karakteristikat e partnerit tuaj? Mësoni çfarë fshihet pas tij:

Meshkujt që i përkasin shenjës së Virgjëreshës, nga natyra janë shumë praktikë. Në fakt, janë shumë paragjykyes jo vetëm me njerëzit e tjerë, por edhe me veten e tyre. Të kesh një marrëdhënie me një mashkull të shenjës së Virgjëreshës është një sfidë e vërtetë, sepse ka shumë mundësi që ai të mërzitet shpejt. Askush nuk e parashikon dot gatishmërinë e tij, sepse ai shpesh ndihet i pakënaqur me jetën që bën dhe, për më tepër, është i paparashikueshëm. Por, edhe pse një mashkull Virgjëreshë është një njeri që ka të meta, këtu janë disa veçori të tij që mund të të ndihmojnë ta njohësh më mirë.

Është i kujdesshëm

Një mashkull Virgjëreshë është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar njerëz. Ka një zemër shumë të dobët, është tip mjaft emocional dhe kjo e bën atë të duket gjithmonë simpatik. Por nëse një mashkull Virgjëreshë vëren se ndihma që jep nuk vlerësohet, ai nuk të ndihmon më kurrë, pavarësisht situatës. Shumica e meshkujve që i përkasin kësaj shenje janë njerëz që nuk falin. Kështu, nëse je në një marrëdhënie me një mashkull Virgjëreshë, vlerësoje kujdesin e tij, përpjekjet dhe të gjitha veprimet. Përndryshe, nuk do ta shohësh më.

Është vëzhgues mjaft i mirë

Mashkulli Virgjëreshë u kushton vëmendje edhe detajeve më të vogla. Ai është një dëgjues dhe një këshillues mjaft i mirë. Kur është në një marrëdhënie, ai  nuk mund t’i shprehë ndjenjat e vërteta, por gjithmonë do ta vërejë kur partnerja e tij ka probleme dhe do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për ta ndihmuar.

Është tekanjoz

Kjo është një nga cilësitë më të këqija të mashkullit Virgjëreshë, është jashtëzakonisht i lodhshëm dhe me shumë teka, madje edhe për gjërat më të vogla. Ai gjithmonë kërkon që çdo gjë të bëhet sipas mënyrës së tij. Ai të tregon çfarë duhet të bësh sot dhe si duhet ta bësh, madje edhe kur bëhet fjalë për larje, gatim, pastrim apo për pazar. Është shumë dominues dhe një grua e pavarur dhe e fortë e ka shumë të vështirë – nuk është për të.

Është i besueshëm

Një mashkulli Virgjëreshë mund t’i besosh lehtësisht, sepse nga natyra ai është njeri i tillë. Ai është një njeri, të cilit nuk i kalojnë lehtë situatat nga duart dhe janë të vendosur deri në fund për vendimet e tyre. Kur është në një marrëdhënie, një djalë Virgjëreshë është shumë i përkushtuar dhe besnik për gruan që do. Mashkulli Virgjëreshë është një mik i jashtëzakonshëm, edhe pse është mjaft e vështirë të bëhesh mik me të.

Është i bezdisur

Ky është një tipar tjetër i keq i një mashkulli Virgjëreshë. Të kesh një takim me një mashkull të tillë, është njëlloj sikur të kesh takim me mamin. Është e vërtetë, sepse ai do të dijë çdo detaj nga jeta jote. Ai mund të të telefonojë gjatë gjithë kohës, madje mund të qëndrojë edhe pas teje, nëse e injoron. Është e vështirë të prishësh një marrëdhënie me të, por edhe më e vështirë për të qëndruar. Natyrisht, gjithçka varet nga ty. Nëse kërkon një mashkull dominues, sepse liria të frikëson, atëherë një mashkull Virgjëreshë është fati yt.

Është shumë i mirë për të marrë vendime

Një mashkull Virgjëreshë është jashtëzakonisht i mirë për të marrë vendime. Para se të marrë një vendim, ai nuk mendohet shumë, sepse ai e di se çfarë do, madje edhe si të përgjigjet ndaj çdo pyetjeje për të marrë një vendim të vështirë në pak minuta. Të mënduarit e gjatë nuk është cilësisi e tij. Në qoftë se do të bësh një udhëtim të shkurtër sot, një mashkull Virgjëreshë nuk do të mendohet fare për të gjetur justifikime. Ai do të ta bëjë udhëtimin të paharrueshëm!

I beson përsosmërisë

Një mashkull Virgjëreshë është mjaft i apasionuar pas përsosmërisë. Ai nuk e bën diçka, nëse nuk është e përsosur. Edhe në një marrëdhënie, një mashkull që i përket kësaj shenje, vdes për përsosmërinë. Ai u qëndron larg femrave që bëjnë shumë gabime. Për fat të keq, shumica e njerëzve që i përkasin Virgjëreshës nuk e kuptojnë që askush nuk është i përsosur. Ata besojnë se bëjnë një jetë të përsosur dhe gati i urrejnë ata që mendojnë ndryshe.

Është kritik

Nga natyra një mashkull Virgjëreshë është i ndershëm dhe kjo e bën në të njëjtën kohë të jetë kritik. Nëse nuk je shumë e mirë në gatim, të jesh e sigurt se ai do të ta thotë. Një mashkull Virgjëreshë nuk ka frikë asnjëherë të kritikojë, madje edhe kur e di se mund t’i lëndojë njerëzit që ka rrotull. Ndërsa ndershmëria është shumë pozitive për të, të qenit shumë kritik është e kundërta.

Por, si të gjithë meshkujt e tjerë, një i lindur i shenjës së Virgjëreshës ka avantazhe dhe disavantazhe. Është i sigurt, kokëfortë dhe egoist, megjithatë është besnik dhe shumë i përgjegjshëm në një marrëdhënie – qoftë ajo miqësore apo edhe në dashuri.